Seanca për demarkacionin shtyhet për nesër

0
210
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se seanca për demarkacionin e parashikuar për sot shtyhet për nesër në orën 10:00.Veseli ka thënë se një gjë e tillë po bëhet ngaqë konsultimet ende janë duke vazhduar dhe se kanë për qëllim që të arrihet një konsensus në mes të partive politike.Kuvendi i Republikës së Kosovës ishte thirru në një  seancë të jashtëzakonshme,ku do te diskutohej për shqyrtimin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kështu kishte vendosur kryesia e Kuvendit në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare pas kërkesës së qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të plotësuar edhe me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi dhe Malit të Zi Filip Vujanoviç. Në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, thuhet se pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

Zjarr Tv Ad