Sekuestrohen 800 kg drogë, po trafikohej me gomone nga Shqipëria në Itali, dy në pranga

0
801
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e shtetit njoftoi kapjen e nje sasie te konsiderueshme droge qe po trafikohej nga Shqiperia drejt Italise me gomone.

Burimet zyrtare thane se në orët e pasdites së djeshme pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare për një gomone që lëviste me shpejtësi në drejtim të Italisë, Frontex me një avion portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy Njësi detare me mbështetjen e Guardua di Finanza në Durrës dhe Vlorë, kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 m të gjatë me dy motorë nga 150 kuajfuqi në afërsi të Viestes, Foxhia.

Sipas burimeve zyrtare, mesohet se pas sinjalizimeve nga Policia Kufitare Shqiptare, avioni i Frontex e intercepton në det dhe Guardia di Finanza e Pulias pas 4 orë ndjekie i kap në Vieste rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme.

“Sekuestrohet lënda narkotike e tipit marjuanë rreth 800 kg e ndarë në 42 pako si dhe gomonia. Arrestohen në flagrancë dy skafistët shqiptarë me iniciale V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi. Vijojnë hetimet e përbashkëta për kapjen e bashkëpunëtorëve”, ka njoftuar policia.

Zjarr Tv Ad