Sezoni turistik, Aida Hajna: Bashkitë të papërgatitura

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkitë bregdetare ende nuk kanë marrë masa asnjë masë për mjetet lundruese në nisje të sezonin veror në të gjitha plazhet e vendit. Gjatë një interviste për mediat, Aida Hajna, zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, thekson se, njësive administrative iu është dërguar shkresa prej muajit Janar për të përcaktuar perimetrin lëvizës së motoskafëve apo gomonve, por përsëri situata mbetet e njëjtë si në vitet e kaluara. “Ne kemi pasur raste të rënda dhe vdekje për shkak të goditjeve nga mjetet lundruese. Për të shmangur këto raste bashkitë duhet të respektojnë këto detyrime që janë të përcaktuara. Kemi filluar që në muajin Janar, që kur është miratuar plani”. E gjendur përballë një fakti të tillë, thekson nr.2 i Policisë së Shtetit, efektivët janë të detyruar të monitorojnë çdo ditë vetë në terren. “Policia e Shtetit po ushtron kontrolle pothuajse të përditshme për këtëë pjesë. Të gjithë drejtoritë vendore janë në kontrolle të përditshme”. Sipas Hajnës, këtë sezon turistik nuk do të ketë më radhë kilometrike në pikat e kalimit kufitar, pasi janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore që punojnë nëpër dogana. “Kemi forcuar bashkëpunimin. Kemi vënë protokolle. Jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me homologët tanë që të mos krijojmë probleme në pikat e policisë”. Në ndihmë të policisë së rendit dhe asaj kufitare do të jenë edhe strukturat e antiterrorit, për të shmanguar çdo situatë të papritur në pikun e sezonit veror.

Zjarr Tv Ad