SHBA, TRUMP MORI VENDIMIN PËR TAKIMIN ME KIM JONG-UN PA U KONSULTUAR ME ADMINISTRATËN

0
178

Mediat amerikane raportojnë se Trump mori vendimin për t’u takuar me Kim Jong-un pa u konsultuar me administratën Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Afrikë kur u bë njoftimi për takimin. Në një komunikim me gazetarët, Tillerson tha se vendimi për tu takuar me Kim Jong-un është një vendim që presidenti e mori vetë. Rex Tillerson: “Unë fola me të shumë herët këtë mëngjes për atë vendim dhe patëm një bisedë shumë të mirë”. Presidenti Trump bëri një status në Twitter një ditë pasi pranoi ftesën e takimit me Kim Jong-Un  ku shkruante: ” Marrëveshja me Korenë e Veriut vijon të jetë në progres dhe do të bëhet. Nëse marrëveshja me Korenë e Veriut do të përfundojë do të jetë një gjë shumë e mirë për botën. Koha dhe vendi i takimit mbeten për t’u përcaktuar”. Lëvizja e Trump përbën një kthesë të beftë nga diplomacia e ftohtë 60-vjeçare e Shteteve të Bashkuara kundrejt Koresë së Veriut, për të mos përmendur edhe retorikën e mëparshme luftarake të presidentit kundër Penianit. Vendimi për t’u takuar me Kim gjithashtu përfaqëson një tjetër rast kur republikani Trump zgjedh një drejtim krejt të ndryshëm nga paraardhësi i tij demokrat Barack Obama.