SHERR TE LAZIO PAS HUMBJES ME GENOVA

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Humbja në shtëpi nga GenoVa duket se ka shkaktuar tensione te Lacio. Pas ndeshjes thuhet të ketë pasur një konfrontim fizik të ashpër mes Felipe Anderson dhe Simone Inzaghit. Trajneri e ka qortuar brazilianin për kontributin aspak të çmuar që dha, teksa kishte nisur grumbullimin stërvitor, por ky i fundit duket se nuk i ka mirëpritur kritikat dhe aty ka nisur edhe sherri. Të paktën ky është versioni i publikuar nga mediet, ndërsa klubi e ka mohuar këtë çështje përmes zëdhënësit Arturo Diaconale. Sipas këtij të fundit “pati vetëm një konfrontim civil”, megjithatë fakt është se në seancën stërvitore të pasdites, futbollisti brazilian nuk ka qenë i pranishëm. “Premium Sport” ka zbuluar se, kritikave të Inzaghit pas ndeshjes, Anderson iu është përgjigjur me një shprehje rrufè: Gjithmonë me mua e kap ti! Sherrin që nisi duket se e ka shuar një tjetër brazilian, Lucas Leiva, që me eksperiencën e tij ka mundur të rikthejë qetësinë mes trajnerit dhe shokut të skuadrës. E ardhmja e brazilianit tashmë vihet në diskutim dhe me shumë mundësi do të jetë larg Romës.

 

Zjarr Tv Ad