Shkalla ndërron papritur drejtim, 18 të plagosur në një qendër tregtare

0
1077
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 18 persona u plagosën në një qendër tregtare të Hong Kongut kur shkalla levizese qe po ngitej, ndërroi befas drejtim dhe rriti shpejtësinë.

Ndryshimi i drejtimit të levizjes dhe sidomos rritja e shpejtësisë i kapi në befasi njerëzit e shumtë që po përdornin shkallën në ato momente.

Disa u rrëzuan duke u përplasur me të tjerët në fund të shkallës. Nga të plagosurit, vetëm një burrë që përplasi kokën pati dëmtime serioze dhe u dërgua në spital.

Shkalla 45 metra e gjatë, një nga më të gjatat në Hong Kong, lidhte katin e katërt me katin e tetë të qendrës tregtare dhe specialistët mendojnë paraprakisht se ka qenë një defekt në sistemin e frenimit që shkaktoi aksidentin.

Zjarr Tv Ad