Shkatërrohet banda shqiptare, tmerr për biznesmenët. Gjoba, kërcënime dhe dhunë

0
152

Sërish një grup shqiptarësh ka rënë në prangat e policisë për trafik droge dhe akuza të tjera penale.

Policia italiane ka shkatërruar një grup të rrezikshëm kriminal italo-shqiptarë me aktivitet në trafikun e drogës, armëmbajtje pa leje, kërcënim e zhvatje me dhunë ndaj sipërmarrsve në provincën e Bergamos.

Me anë të metodave mafioze, dhunës fizike e kërcënimit me vdekje kjo bandë kriminale kërcënonte biznesmenët e zonës të paguanin shuma të mëdha parash për të grantuar mbrojtjen e aktivitetit të tyre, shkruan ora neës.

Në mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga 7 persona, shtetas shqiptarë e italianë identiteti i të cilët ende nuk është zbardhur nga policia italiane.

Ndërsa 6 anëtarë të tjerë të këtij grupi kriminal janë arrestuar gjatë hetimeve të mëparshme të këtij operacioni. Ndaj 3 anëtarë shqiptarë të bandës rëndon dhe akuza e trafikut të drogës, ndërsa ndaj një tjetër anëtari po shqiptar, rëndon dhe akuza e shkeljes së ligjit të emigracionit.

Hetimet e policisë italiane kanë qënë të gjata e komplekse, me një rrezikshmëri të lartë, përgjatë të cilave një prej oficerëve të policisë ka rrezikuar një atentat vrasje nga ana e këtij grupi kriminal.

Investiguesit italianë kanë dokumentuar e filmuar raste të shumta kërcënimesh me dhunë në zhvatjen e pronarëve në disa lokale të provincës së Bergamos sic është ai në një bar në komunën Colognola ku pronari i të cilit ishte i detyruar të paguante 5 mijë eruo.

Përgjatë këtij operacioni janë sekuestruar 4 armë zjarri me numër serie të fshirë, municione (plumba), silenciatorë e para cash.