Shkencëtarët thonë se duhet të hani ushqim ngadalë, për t’u ndjerë të ngopur më gjatë

0
1463
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëna juaj ka pasur të drejtë kur ju thoshte ‘mos u ngut, ha ngadalë’, sugjerojnë shkencëtarët.
Njerëzit të cilët hanë ushqim më ngadalë ndjehen më të ngopur dhe mendojnë se kanë ngrënë më shumë se ata të cilët hanë më shpejtë, tregojnë studimet.
Studimet e mëhershme kanë gjetur se ngrënësit e ngadalshëm kanë indeks më të ulët të masës trupore se sa të atyre që hanë më shpejtë, transmeton Lajmi.net.
Por, arsyeja pse të hash ngadalë është e lidhur me të qenit i dobët, është keqkuptuar qe një kohë të gjatë.
Koha se sa shpejtë hamë ushqim ndikon në atë se sa të uritur ndjehemi më pas, thonë hulumtuesit nga Universiteti i Bristolit.
Pjesëmarrësit në studim morën 400ml supë në dy rata. Një më e shpejtë me 2 sekonda pauzë, dhe një tjetër më e ngadalshme me katër sekonda pauzë në mes.
40 vullnetarët në studim, të cilët u paguan 15 funte, u pyetën më pas se sa të ngopur u ndjenë në fund të ushqimit pas dy orëve, transmeton Lajmi.net.
Ata të cilët e pinë supën më ngadalë thanë që u ndjenë më të ngopur se ata të cilët e pinë atë më shpejtë.

Zjarr Tv Ad