Shkodër, mbetet në burg grupi kokaina

0
299
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Shkodrës la në arrest me burg 7 anëtarët e grupit kokaina. Grupit iu kap 2.3 kilogram kokainë e gatshme për tu shpërndarë . Pas hekurave do të qëndrojnë shtetasi Helidon Marku, menaxher i një lokali nate në Shkodër ku dhe shitej droga, Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja. Në kërkim vijon të jetë shtetasin H. K. Sipas policisë  Marku në bashkëpunim me personat e tjerë kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali. Bashkë me arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari dhe faktimin e provave, policia sekuestroi lokalin dhe asete të dyshuara të vëna nga veprimtaria kriminale. Hetimet vijojnë pasi dyshohet se këto shtetas kanë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, ndërsa 7 të arrestuarit do të përballen me akuzën e “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim.

Zjarr Tv Ad