Shkupi goditet nga disa tërmete

0
170

Shkup është goditur nga disa tërmete me fuqi të vogël të shkallës së Rihterit. Lëkundjet e fundit janë regjistruar para gjysmë ore me fuqi prej 2,5 shkallë sipas Rihterit.  Sipas qendrës Evropiane sizmologjike epiqendra ka qenë në Sopishtë afër Shkupit ndërkaq është ndjerë në thuajse gjithë kryeqytetin. Një tërmet është regjistruar edhe në orët e paradites së djeshme, më saktësisht në orës 8:30 në të njëjtën epiqendër, me fuqi prej 2,6 ballësh sipas Rihterit.  Sipas Sizmologëve nuk ka hapësirë për panikë, meqë bëhet fjalë për dukuri të rëndomta në Shkup.