Shqiptarët kapen me 720 mijë stërlina drogë, dënohen me 44 vite burg

0
533
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqiptarët e kapur për transportimin dhe tregëtimin e drogës janë dënuar me 44 vite drogë në total. Grupi i shqiptarve vepronte në Londër dhe Anglinë Jugore, kreu i këtij grupi ishte Lulëzim Zefi 36 vjeç, i cili për të transportuar drogën përdorte makina të modifikuara dhe korrierë profesionistë.

Grupi i strukturuar ishte nën përgjim për një periudhë dy mujore nga oficerët britanikë kundër krimit të organizuar. Katër nga korrierët e arrestuar u kapën në prill të 2017 teksa po transportonin 9 kg kokainë në një parkim në Brentford.

Shtetasit e kapur për transportin e kokainës ishin shtetasit Admir Simeqi, Gjergj Marku, Admir Bici dhe Ramadan Doçi. Vlera e drogës të sekuestruar kap vlerën 720 mijë stërlina.

Dënimi për të arrestuarit ishtë 12 vite për Lulëzim Zefin, 8 vjet burgim për Valentin Malocaj, 8 vite për Valon Bajgora, 6 vite burg Gjergji Marku, 6 vite burg Ramadan Doçi, 6 vite burg Admir Simeqi, 2 vite e 8 muaj burg Admir Bici dhe Kamel Safieddine 2 vite e 8 muaj burg.

Zjarr Tv Ad