SHTYHET SEANCA GJYQËSORE E ISH-DEPUTETIT TË LSI-SË, SHKËLQIM SELAMI

0
225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është paraqitur për herë të parë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur ish-deputeti i LSI, Shkëlqim Selami. Ai akuzohet për falsifikim dokumentash për efekt të ligjit dhe formularit të dekriminalizimit. Kjo seancë e cila do të gjykohej nga gjyqtari Gerd Hoxha u shty për shkak se avokati i Selamit kërkoi kohë të njihej me dosjen. Shkëlqim Selami i’u hoq mandati nga KQZ pasi nuk deklaroi në formular dënimet në Itali. Në formularin e vetëdeklarimit Selami është përgjigjur me “JO” pyetjes nese është caktuar ndaj tij ndonjëherë ndonjë mase shtrënguese e sigurisë personale në fuqi, ose jo. Referuar dokumentacionit te administruar në përgjigje të letërporosisë së Autoriteteve Italiane të Drejtësisë, rezulton e provuar se Selami është arrestuar në vitin 2006 në ekzekutim të masës së sigurimit “Arrest me burg”, lëshuar nga Gjykata e Brindizit në vitin 1994, për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në datë 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin për shuarjen e veprës penale

Zjarr Tv Ad