Shtyu në vetëvrasje kushëririn, arrestohet nga policia 49-vjeçari nga Fieri

0
497
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngajrje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Hekal të Mallakastrës ku 66-vjeçari D. Begaj, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

Sipas policisë i ndjeri ka konsumuar fotoksinë gjatë mbrëmjes së djeshme pasi dyshohet se pas një debati me djalin e tij të xhaxhait i prekur në sedër, ka kryer vetëvrasjen.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar djalin e xhaxhait të viktimës, shtetasin Sami Begaj 49 vjeç, i cili do të përballet me akuzën ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’.

autoritetet nuk japin detaje të tjera, pasi çështja është ende nën hetim.

Zjarr Tv Ad