Skandal / AKU gënjeu që i kishte bërë analizat e mishit brazilian

0
968
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emisioni investigativ “BOOM” ka denoncuar mbrëmjen e sotme se AKU-ja, nuk ka bërë asnjë analizë për mishin e viçit dhe fileton e pulës që vjen nga Brazili, ndonëse 3 ditë pas skandalit ajo doli në një deklaratë për shtyp ku tha se produktet e ardhura nga Brazili janë brenda standardeve.

Sipas BOOM, AKU-ja ka bërë analizat vetëm për pulat, fileton dhe bërxollën e gicit, por në kohën kur ajo doli në deklaratë nuk kishte dalë ende asnjë përgjigje të analizave. Po ashtu duhet thënë se deri më sot për produktet në fjalë ende skanë dalë të gjitha përgjigjet e analizave.

Monstrat po analizohen për patogjenet Escherichia coli dhe Salmonella spp. Ju vëmë në dijeni se ndërkohë ka mbaruar analiza për Escherichia colin ku 15 njësi të analizuara kanë rezultuar brenda normave të lejuara, ndërsa janë në proçes analizimi për patogjenin Salmonella spp. Plotësimi i raportit të monstrës kryhet në përfundim të treguesve të kërkuar për këtë analizim”, – ka deklaruar AKU-ja për gazetarët e interesuar.

Për më shumë ndiqni denoncimin me video:

Emisioni "BOOM", (pjesa e parë, 28 prill 2017)

BOOM: AKU s’bëri analiza për fileton e pulës dhe mishin e viçit nga Brazili (pjesa e parë, 28 prill 2017)A do të drejtojë Meta fushatën e LSI? “Më 23 korrik dorëzoj teserën”http://www.oranews.tv/vendi/a-do-te-drejtoje-meta-fushaten-e-lsi-me-23-korrik-dorezoj-teseren/

Gepostet von Ora News am Freitag, 28. April 2017

Zjarr Tv Ad