SKANDALI FARMACEUTIK NË GREQI, DALIN DETAJE TE REJA

0
313
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja dalin në dritë për skandalin e kompanisë farmaceutike Novartis në Greqi ku janë të përfshirë dy ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra. Akuzat rëndojnë mbi ish-kryeministrin Antonis Samaras që drejtori qeverinë në periudhën 2012-2015 dhe për Panajotis Pikramenos, shef i ekzekutivit nga maji deri në qershor 2012. Avokati grek i tre personave paditës, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, tha për mediat se FBI ka në posedim të gjitha provat materiale që vërtetojnë përfshirjen e një pjese të politikanëve të akuzuar. Dokumentet, bisedat telefonike, videot, e-mailet dhe llogaritë bankare dëshmojnë favorizimin qe qeveritë greke i bënë kompanisë Novartis, duke dëmtuar konkurrencën. Bëhet fjalë për politikanë të partisë Demokracia e Re dhe PASOK. “Paditësit janë ish-zyrtarë të NOVARTIS, të cilët I kanë dhënë dokumente FBI-së dhe dine çdo prapaskenë, si dhe strategjinë e kompanisë. Autoritetet amerikane kanë shprehur interesin për tu informuar. Në çështje përfshihen dhe persona politikë të cilët kanë marrë vendime politike në favor të Novartis. Ka fakte për vendime politike pro firmës farmaceutike. Kjo çështje do të ndryshojë sistemin politik në Greqi. Ka pasur persona që kanë dhënë medikamente kundrejt pagesës, duke rrezikuar shëndetin e pacientit. Disa nga 10 politikanët e përfolur janë të përshirë në çështje dhe ka fakte për ta. Në dosje ka plane biznesi, strategji, email video dhe regjistrime bisedash si dhe fitimet e tyre.”

Zjarr Tv Ad