Spaho paralajmëron bojkot të Kuvendit

0
310
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho paralajmëroi se opozitë do të përdorë të gjitha format, madje edhe bojkot të kuvendit, derisa ata të arrijnë objektivin e tyre. Në një deklaratë për mediat, jashtë Kuvendit, kur Spaho u pyet nëse do të ketë bojkot, ai tha: Të gjitha format do ti përdorim derisa të arrijmë objektivin”. Spaho tha se aksioni opozitar do të vazhdojë me frymën e protestës së 27 janarit.  Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, është beteja e opozitës. Ne do të jemi këtu sa kohë që këta të vazhdojnë në këtë rrugë dhe do të na kenë përballë dhe do të përplasen alternativat me qëndrimin tonë. Do të përdorim të gjitha format dhe mjetet për tiu kundërvënë kësaj bande. Aksioni i sotëm vazhdoi me frymën e protestës, kështu do të vazhdojë edhe në ditë e tjera, madje duke intesifikuar formën e aksionit tonë.

Zjarr Tv Ad