STRAKOSHA IDHULLI I TIFOZERISË SË LACIO-S

0
216

Thomas Strakosha përveçse ka shpërthyer këtë sezon me paraqitjet e tij, tashmë ka mësuar të flasë edhe si një lider, duke u kthyer në një nga idhujt e tifozërisë.  Portieri i kombëtares shqiptare në një aktivitet të organizuar nga “Lazio Club Latina”, është pritur me ovacione në momentin kur ka marrë në dorë mikrofonin për të përshendetur mbështetësit e tij.  “Sa i përket shpërthimit tim, merita është sa e imja, ashtu edhe e përgatitësit tonë të portierëve. Skuadra po paraqitet mirë. Jemi mes katër skuadrave të para. Shpresojmë që të qëndrojmë në pozitën në të cilën gjendemi tani deri në fund të sezonit dhe të rimarrim atë që na takon”, – u shpreh Strakosha.  Këtë fundjavë, kryeqytetasit kanë një sfidë delikate pasi do të vizitojnë Napolin në “Sao Paolo”.