Suedia tronditet nga krimi në një qendër refugjatësh

0
791
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Suedia është tronditur nga vdekja e një punonjëse të një qendre azilantësh, e cila nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra pas goditjeve me thikë nga një refugjat 15-vjeçar.

suedi-vrasja-655x356-c1200x600Arsyet e vrasjes ende nuk dihen, por viktima është një 22-vjeçare. Qendra në Molndal është në të vërtetë një qendër për të rinjtë refugjatë, nga mosha 14 deri në 17-vjeç.Policia nuk ka dhënë shumë detaje, por ka konfirmuar se autori është arrestuar nën akuzën për vrasje. Edhe kryeministri i vendit, Stefan Lofven, vizitoi qendrën që u shndërrua në një vend krimi. “Besoj se tani shumë suedezë janë të shqetësuar se ngjarja të tilla mund të përsëriten, tani që edhe Suedia ka hapur dyert për shumë fëmijë dhe të rinj që kanë ardhur vetëm dhe kërkojnë azil”, deklaroi Lofven.Sipas Agjencisë Suedeze për Migrim, numri i rasteve të dhunës në kampet apo qendrat e azilantëve është dyfishuar nga viti 2014 në 2015. Gjatë 2014-s ishin regjistruar 148 incidente të tilla, ndërsa në 2015-n ky numër shkoi në 322.
Presioni është rritur për policinë e cila vetëm para pak kohë kërkoi mbi 4 mijë oficerë shtesë dhe personel mbështetës për të ndihmuar në luftën kundër terrorizimit dhe kërcënimeve të tjera që mund të vijnë nga persona që kanë shfrytëzuar fluksin e refugjatëve për të hyrë në Europë

Zjarr Tv Ad