Sulmohet Ambasada e SHBA në Malin e Zi, agresori hedh veten në erë

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim ka ndodhur në ambasadën amerikanë në Mal të Zi. Lajmi është bërë publik nga qeveria malazeze e cila në një postim në tëitter sqaron se një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. “Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Sulmi ndodhi pak pas mesnatës rreth orës 00:30 dhe nuk dihet se çfarë motive ka ky sulm. Qeveria tha se pajisja e hedhur në ambasadë dyshphet  të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces. Ambasada i paralajmëroi shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg deri në njoftimin e radhës. “Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar. Ndërkohë Steve Goldstein, nën sekretari për diplomacinë publike dhe çështjet publike, tha se askush në ambasadë nuk u plagos.  Një roje në një qendër sportive aty pranë tha për agjencinë e lajmeve AFP se ai “dëgjoi dy shpërthime, njëra pas tjetrës”. Ai shtoi: “Policia erdhi shumë shpejt dhe trupi i një burri u hoq”. Autoritetet janë duke punuar për të zbardhur ngjarjen.

Zjarr Tv Ad