Taksistët e Tiranës në protestë: Erion Veliaj po favorizon miqtë dhe klientët e tij

0
48

Sindikata Shqiptare e Taksive do zhvillojë një protestë ditën e sotme kundër vendimeve të kryebashkiakut Veliaj, të cilat i cilësojnë si arbitrare.

Ata pretendojnë se Veliaj favorizon miqtë dhe klientët e tij, lidhur me çmimin e taksimetrit apo vitinn e prodhimit të mjeteve taksi.

Ata kanë bërë një njoftim për mediat ku i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të taksive që preken nga këto vendime arbitrare të Veliajt që të dalin në protestë për të kundërshtuar favorizimin që kryebashkiaku u bën miqve të tij.

“Sot jemi përballë faktit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës favorizon miqtë e tij, duke ulur çmimin e taksimetrit apo duke ndryshuar vitin e prodhimit pa marrë miratimin tonë apo të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Drejtuesit sot janë nesër nuk janë. Na tregon neve t’i tregojmë se ne kemi qenë dhe këtu do të jemi. Nuk kërkojmë të na falenderojë askush për shërbimin që ofrojmë, por as nuk lejojmë asnjë këpucë të shkelë mbi ne.”