Të bukur dhe me famë por thonë se nuk ndihen mirë me veten (FOTO)

0
903
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse pas vetes kanë miliona adhurues të cilët janë të mahnitur me pamjet dhe talentin e tyre, edhe pse simbolizojnë bukurinë, shumë figura publike kanë dyshime në cilësitë e tyre. Çfarë lëkure kam, a jam mjaft i/e bukur, janë pyetje që nuk i shmangen as të famshmit. Prapa buzëqeshjes dhe ecjes së sigurt në qilim të kuq, fshihet një luftë me vetëbesimin. Ja disa nga fytyrat e njohura të kësaj lufte të vazhdueshme.

Është quajtur si Angelina Jolie e re, por Megan Fox assesi nuk po arrin të përballet me faktin se emri i saj paraqet një nga simbolet kryesore të pamjes seksi të Hollivudit. Duke parë fotot e saj, mund të shpenzoni orë të tëra duke kërkuar për ndonjë të metë të saj.

Dhe ato kërkime mund të jenë të kota, sepse ato të dukshmet nuk i vërejmë. Megjithatë, bukuroshja thotë:

“Unë jam plotësisht e pasigurt në pamjen time, jam në mënyrë histerike e pasigurt”.meganfox-bikni

Këngëtarja kontroverse Lady Gaga, ka kohë që është përballur me faktin se ajo është e ndryshme nga shumica e njerëzve. A konsiderohet ky fakt si një ndryshim pozitiv nga ajo? “Shumicën e kohës së fëmijërisë e kam kaluar duke u ndjerë si një përbindësh. Por tani kam shumë miq të pazakontë me të cilët mund të shoqërohem”, theksoi Gaga.ryan-reynolds-workout-upper-body

Ryan Reynolds, ndoshta përballet me kritika për rolet e tij, por kritika në kurriz të pamjes fizike, nuk ka marrë asnjëherë. Megjithatë, ai që simbolizon njeriun e pashëm dhe seksipil, ja se çka mendon për veten e tij: “Unë shpesh ndjehem si djalosh topolak”, shkruan Zeri.

Mënyra se si sillet, shfaq bindjen se ajo është e kënaqur me pamjen e saj, por Kim Kardashian deklaron: “Unë nuk mendoj se jam seksi siç mendojnë shumica. Jam shumë më e pasigurt në veten time sesa që njerëzit mund të mendojnë”. a.k

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad