Të gjithë i kanë bërë këto 13 gabime në rrjete sociale

0
955
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

social

Interneti dhe rrjetet sociale, e kanë ndryshuar mënyrën tonë të jetës. Meqenëse këto platforma komunikimi janë të vonshme, ne nuk jemi mësuar në shkollë apo në familje se si duhet të sillemi në llogaritë tona.

Edukata apo forma e komunikimit, po zhvillohet çdo ditë e më shumë, duke e fituar një lloj mënyre të posaçme se si duhet vepruar në rrjete sociale.

Ndërsa, këto 13 gabime, transmeton Telegrafi, sigurisht se të gjithë që i kanë bërë dhe janë penduar.

1.”Selfie” të çuditshme
Zakonisht, këto fotografi janë bërë me kamerë të telefonit mobil, që ka një pamje shumë të dobët. Megjithëse imazhi është i dobët, nuk dihet se çfarë dëshiron të tregoj kjo fotografi. Këto fotografi të turbullta, zakonisht janë bërë nga një kënd i papërshtatshëm, teksa ju keni marrë një pozë, duke menduar se po dukeni mirë apo seksi.

2. Drama me MSN
Si adoleshent, sigurisht se keni dashur të bëheni interesant duke shkruar në statusin e MSN se, “Kam rënë në dashuri/ E urrej jetën time/ ***** është njeriu më i poshtër në botë” – mos u brengosni të gjithë e kanë bërë.

3. Publikimet e tepërta
Për momentin, duket ide e mirë se ju duhet të ju tregoni afro njëmijë shokëve në Facebook dhe 475 ndjekësve në Twitter, se jeni ndarë nga e dashura dhe se ju ka “shkatërruar jetën, me idiotizmat e saj”. Por, mendoni çfarë do të ndodhë, nëse pas dy jave ju bëheni sërish bashkë.

4. Postimet kur jeni të dehur
Deklarimi se ju e dhuroni ndonjë shok apo koleg/ shaka të ulëta për ndonjë udhëheqës shtetëror/ publikimi i “selfive” ku mendoni se jeni i bukur… janë të gjitha këto që i bëni, pasi t’i keni kthyer disa shishe.
Nuk ja vlen të fshihen këto postime, sepse miqtë tuaj tashmë e kanë fotografuar dhe ju do të jeni objekt për tallje në grupe të ndryshme.

5. Të leni llogarinë hapur
Pasi të keni shfrytëzuar telefonin apo tabletin e dikujt, e keni kthyer pa e mbyllur llogarinë e juaj. Mos u befasoni, nëse e gjeni ndonjë postim me shumë zemra ku shkruan “Dua të martohem me Kim Kardashian”.

6. Ndërveprimet aksidentale
Asgjë nuk ju zbulon më shumë në rrjete sociale, se sa pëlqimet apo “Like”. Me anë të pëlqimeve ju tregoni çfarë shije keni dhe çka ju intereson. Nganjëherë ju pëlqeni edhe dikë, që nuk e njihni aspak apo shumë pak. Po sikur kjo të jetë ish i dashuri i partneres suaj? Atëherë konsideroni të ikni diku për një kohë.

7. Përcjelljet e shumta
Së paku dy herë, ju ka ndodhur të takoni dikë në jetë reale, që e njihni nga rrjetet sociale. Jo vetëm kaq, por ata të jenë njerëz, që ju ja përcillni tërë aktivitetin në llogarinë e tyre. Po sikur aksidentalisht t’i thoni se “si kaluat në martesën e djalit të dajës, që ishte muajin e kaluar”, sepse ju dini gjithçka për të.

8. Gabimet drejtshkrimore
Mënyra më e mirë për të ja humbur vlerën, të gjithë asaj që keni shkruar, është të bëni ndonjë gabim në shkrim. Pëlqimet dhe komentet kanë filluar të vijnë dhe tash është vonë ta fshini postimin.

9. ShKriMi Në KëTë mËnYrë
PëR DisA aRsYe Ju KeNi MeNdUaR, Se Kjo MëNyRë e ShKriMiT ËsHtë CoOl DheJuBëN InTeReSanT nË MeSiN e MiQvE. Nuk është, uleni kokën nga turpërimi.

10. Postimi i teksteve të këngëve
Sa mënyrë e mirë, që të gjithë të dinë ndjenjat tuaja, thellësinë e juaj shpirtërore dhe paqen në të cilën gjendeni. Ju ndiheni si poet, por në fakt ju vetëm se po tregoni që jeni të obsesionuar me këngët e Mariah Carey.

11. T’i bëni miq prindërit
Nuk i keni pasur prindërit si miq në rrjete sociale, por ju vendosët se do jetë diçka e mirë. Tash bëhuni gati të “bombardoheni” me fotografi të fëmijërisë dhe komente të pavend, në secilin postim.

12. #Tepër #Shumë #Thurje
Mos provoni të thoni, se së paku një herë, nuk keni provuar të shkruani tërë postimin, me nga një thurje para. #Nuk #Mund #Të #Gënjeni #NdaloiniGënjeshtrën

13. Flirtimi
Kjo i bën bashkë të gjithë, si ngacmuesit e vegjël që lënë ndonjë :) apo :p poshtë fotografisë së dikujt, apo ata të tmerrshmit që postojnë ndonjë fotografie eksplicite, në murin e llogarisë së dikujt. Situatën e bën edhe më të keqe, kur burri saj, ju kërkoni të ndaloni këtë aktivitet.

 

Zjarr Tv Ad