Të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën

0
1003
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe mbi 20  të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor në Bruksel.

Aksidenti ndodhi pak pasi treni u nis me shpejtësi të ulet nga stacioni i Lëven-it drejt kryeqytetit. Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Autoritetet bënë me dije se shërbimet hekurudhore mes Lëven dhe Brukselit janë pezulluar.

Kryeministri Charles Michel shprehu solidaritetin me të lënduarit e aksidentit.

“Jam shumë i shqetësuar për dhjetëra personat e plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Prania ime këtu është një mënyrë për t’u shprehur mbështetjen grupeve të shpëtimit të cilat reaguan me shpejtësi maksimale, e gjithashtu viktimave të këtij aksidenti”, u shpreh kryeministri belg.///

Zjarr Tv Ad