“Të vras, t’a pres fytin”, shqiptari masakron gruan në Itali

0
896
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar që jeton në Itali ka dhunuar dhe kërcënuar gruan e tij 49-vjecare.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai e ka tërhequr zvarrë, e ka futur në garazhd, dhe e ka qëlluar disa herë me një brisk që mbante në dorë duke i thënë “unë të vras, të pres fytin”.

Të njëjtat burime raportojnë se ka nisur procesi gjyqësor ndaj shqiptarit 55-vjecar, që dhunoi dhe kërcënoi me jetë gruan e tij edhe ajo shqiptare.

Cifti ishte martuar në Shqipëri, dhe më pas ata shkuan në Itali. Aty u divorcuan shpejt, pasi shqiptari gjeti një tjetër femër dhe e la gruan. Pasi punët nuk i shkuan mirë edhe me të dytën e la edhe atë dhe pas negociatash u bashkua sërish me gruan e parë dhe të dy u kthyen të jetonin sërish bashkë në Ponte di Piave në Treviso.

Këtu nisën problemet, nisën sherre të vazhdueshme dhe dhunë, edhe për motive të kota.

Herën e fundit që ata kishin probleme, burri e tërhoqi zvarrë gruan deri në garazhd dhe më pas e goditi me thikë. Plagët i shkaktuan gruas hemorragji të madhe dhe gjendje shoku. Por, nuk dihet se si e gjeti forcën të thërriste për ndihmë dhe një komshi thërriti policinë.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa burri ndodhet pas hekurave, në pritje të dënimit.

Zjarr Tv Ad