Testohet raketa më e fuqishme në botë

0
290
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth orës 15:45 sipas kohës amerikane, raketa më e fuqishme në botë u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Mijëra përcjellës të ngjarjes mund të dëgjoheshin duke brohoritur përmes fluturimit të SpaceX. Raketa është ndërtuar nga SpaceX, e udhëhequr nga miliarderi, drejtori ekzekutive i Tesla-s, Elon Musk. Raketa “Falcon Heavy” është dy herë më shumë e fuqishme se raketa më e fuqishme në botë, “Delta IV Heavy” . Sipas Elon Musk raketa më vonë do të jetë në gjëndje të dërgojë njerëzit në Mars. Musk ka thënë se planifikon të fluturojë me anijen pa pilot në Mars aty nga viti 2018, dhe synon të nisë një mision me njerëz në Mars rreth vitit 2025. Vitin e kaluar në një prezantim në Adelaide, të Australisë Elon Musk deklaroi se udhëtimi nga Nju Jorku në Shangai mund të bëhet për 39 minuta, ndërsa për të udhëtuar nga Bangkoku në Dubai do të duhen 27 minuta, dhe 30 minuta për të shkuar nga Tokio në Delhi.

Zjarr Tv Ad