Thyen të gjitha rekordet, Reali ofertë të pabesueshme për Mbappen

0
410

Real Madridi është duke tentuar me çdo kusht transferimin e talentit francez, Kylian Mbappe.

Sulmuesi i talentuar ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Monacon dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Por Real Madridi duket favorit për transferimin e sulmuesit dhe tani ka një plan konkret për transferimin e tij

Sipas të përditshmes angleze ‘The Sun’, kampionët e Evropës kanë bërë gati 120 milionë funte për transferimin e Mbappes në ‘Santiago Bernabeu’.

Përpos kësaj oferte, Reali do t’i ofrojë Monacos edhe një ofertë tjetër dhe do të mbetën francezët për të vendosur.

Oferta e dytë është 80 milionë funte plus sulmuesi francez Karim Benzema.

Monaco tani pritet të vendosë nëse do të pranojë ofertën e kampionit të Spanjës ose jo.

Në garë për talentin e jashtëzakonshëm mbetet edhe Barcelona, e cila do të tentojë transferimin e Mbappes në rast largimit të Neymarit.

Në rast se ndodh ky transferim, atëherë do të thyhen të gjitha rekordet e transferimeve, pasi Mbappe do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori.