Tiranë, një person kapet me armë

0
683
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person në Tiranë është kapur me armë zjarri. Kujtim Çaushi, 56 vjeç, banues në kryeqytet u arrestua ditën e djeshme nga efektivët e komisariatit nr.6.

Ai dyshohej se dispononte armë zjarri, ku gjatë kontrollit të ushtuar në pjesën e prapme të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë e tipit “Glock”, me një krehër dhe 13 fishekë.

Ndaj tij vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Zjarr Tv Ad