Trafik droge në Belgjikë, Krimet e Rënda u sekuestrojnë pronat dy personave

0
833
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pronat e dy personave, njëri nga Berati dhe tjetri nga Korça janë vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nën dyshimin se janë fryt i aktivitetit kriminal, pasi të dyshuarit janë dënuar në shtetin belg për trafik droge.

Disa pasuri të paluajtshme, përfshirë apartament, dyqan dhe sipërfaqe toke arë, janë sekuestruar nga Prokuroria për Krime të Rënda, pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal në Belgjikë i shtetasve Selim Duzha nga Berati dhe Eugen Gengo nga Korça.

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë, e cila është duke kryer hetim pasuror ndaj tyre dhe familjarëve të tyre, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Duzha dhe Gengo janë shpallur fajtorë dhe dënuar në Belgjikë, së bashku me disa të tjerë, pasi janë akuzuar se janë përfshirë në trafik dhe shpërndarje lëndësh narkotike në vitet 2013-2014.

Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin në bazë të kërkesës për ndihmë juridike nga ana e autoriteteve belge, të cilat kishin krijuar dyshimin se Duzha dhe Gengu kishin transferuar në Shqipëri të ardhura që kishin krijuar nga aktiviteti i tyre kriminal.

Prokuroria në bazë të hetimeve të deritanishme, ka evidentuar disa pasuri të paluajtshme, për të cilat të dyshuarit dhe familjarët e tyre nuk kanë pasur mundësi reale për t’i krijuar me burime të ligjshme financiare.

Më konkretisht, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur nën sekuestro, këto pasuri:

Pasuri në emër të familjarëve Duzha (Dule)

-apartament me sipërfaqe 75 m2 në Plazh, Durrës

-njesi tregtare (dyqan) në Plazh, Durrës

-toke arë, me sipërfaqe 420 m2 ne Berat

Pasuri në emër të familjarëve Gengo

-tokë arë, me sipërfaqe 1450 m2 në Plasë-Korçë

-tokë arë, me sipërfaqe 865 m2 në Plasë-Korçë

-tokë arë, me sipërfaqe 790 m2 në Plasë-Korçë

-një automjet tip kamion “Man”

-një automjet tip “Jeep”

Në një prej pasurive të paluajtshme, familja Gengu ka si seli edhe një shoqëri transporti, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR).

Zjarr Tv Ad