Tragjedia në Genova, frikë edhe në Shqipëri, policia nis kontrollin e urave

0
216
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shembja e ures ne Genova te Italise pak dite me pare ka sjelle reagime edhe ne Shqiperi. Shefi i policise Rrugore, Mitat Tola tha sot se ka nisur verifikimi i gjendjes se urave ne vend perfshi tonazhin e lejuar per kalim ne to.

“Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nisur nga ngjarja tragjike – rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.”, tha Tola.

Deklarata u be ne nje dalje per median ne lidhje me masat e qarkullimit rrugor:
Shërbimi i Policisë Rrugore, duke falenderuar drejtuesit e mjeteve, kërkon bashkëpunimin e tyre për mbarëvajtjen e trafikut ditën e Shtunë dhe të Djelë, veçanërisht në momentet e mbingarkesës së tij, në akset dhe segmentet rrugore në zonat turistike të vendit.

Drejtoria e Policisë Rrugore ka evidentuar veçanërisht për ditën Mërkurë dhe të Enjte, se në disa segmente rrugore, u konstatuan bllokime dhe ngadalësime të ndjeshme të trafikut dhe qarkullimit të mjeteve.

Bllokime dhe ngadalësime të tilla janë konstatuar në qytetin e Sarandës dhe në hyrje të qytetit të Vlorës, në aksin rrugor Sarandë – Syri i Kaltër dhe Sarandë – Butrint, ku edhe për shkak të përkeqësimit të motit ditën e djeshme, u shtua ndjeshëm numri i mjeteve në qarkullim në qytet, pasi pushuesit me mjetet e tyre u larguan nga plazhet.

Gjithashtu, mbingarkesë trafiku pothuajse konstante është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë – Lezhë, në të dy senset e qarkullimit të mjeteve.

Në pjesët e tjera të akseve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë menaxhuar trafikun e mjeteve pa vështirësi serioze.

Sipas të dhënave të shërbimit të Policisë Kufitare dhe Emigracionit në 15 ditët e para të muajit Gusht 2018, në pikat e kalimit kufitar në territorin e Shqipërisë janë futur rreth 100 mijë mjete, duke u shtuar dukshëm mbi numrin e mjeteve vendase dhe të mjeteve të turistëve ekzistues.

Shërbimi i Policisë Rrugore në akset rrugore të mbingarkuara, ka vazhduar rregullimin dhe drejtimin e trafikut me orare të zgjatura – për ata drejtues mjeti që me veprimet e tyre në shkelje flagrante të normave të sjelljes, ka marrë masat administrative në zbatim të nenit 141 “Pozicioni i mjetit në karrexhatë”, i cili përveç masës administrative me gjobë, parashikon dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë kohe 2-4 muaj.

Vetëm për tre ditët e fundjavës, shërbimi i Policisë Rrugore ka ndëshkuar për këtë shkelje rreth 91 drejtues mjeti.

Shërbimi i Policisë Rrugore gjatë javës në vijim në datat 19-24 Gusht, do të monitorojë dhe mbikqyrë me patrulla të shtuara aktivitetin mjaft të rëndësishëm të “Pelegrinazhit në Malin e Tomorit” me pjesëmarrje masive të njerëzve dhe të drejtuesve të mjeteve.

Nisur nga kushtet e segmenteve rrugore që të çojnë në atë destinacion malor, veçanërisht segmentet rrugore që lidhin aksin rrugor Berat – Skrapar me vendin e kultit – malin Tomor, Drejtoria e Policisë Rrugore në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, kërkon vëmëndjen e drejtuesve të mjeteve për një drejtim më të kujdesshëm të mjetit, mospërdorimin e pijeve alkoolike, duke treguar kujdes maksimal, për shkak edhe të kushteve të rrugës.

Fokusi i Policisë Rrugore këtë javë do të vijojë të mbetet për shërbimin, ndihma automobilistike dhe këshillimi i drejtuesve të mjeteve, ndërkohë që në orare të caktuara do të vazhdojë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse, evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që përdorin aparatet celularë gjatë drejtimit të mjeteve.

Tejkalimet e shpejtësisë dhe kontrollet për verifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin alkool do të vijojë gjatë ditës së Premte, ditën e Shtunë dhe të Djelë.

Shërbimi i Policisë Rrugore i rikujton drejtuesit e mjeteve kamionë, të cilët duhet të respektojnë kërkesat dhe oraret/kufizimet e vendosura në Udhëzimin e përbashkët të dy ministrave, Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Energjitikes dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive”.

Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke “prodhurar” me shumë siguri rrugore.

Nga ana tjetër vazhdoj të ftoj çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.

Zjarr Tv Ad