Tronditet Kruja, shpërthen tritoli në shtëpinë e drejtorit të OSSHE

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tronditet qyteti i Krujës orët e para të mëngjesit të sotëm duke krijuar panik tek qytetarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e drejtorit të OSSHE, ku fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Nga shpërthimi është demtuar edhe automjeti i Xhavit Mashës, i cili ndodhej i parkuar në oborr. Po kështu, nga shpërthimi janë thyer dyer e dritare, ka mure të plasaritura, si dhe ka lëvizur çatia e shtëpisë.

Pas shpërthimit të zotët e shtëpisë kanë njoftuar policinë, e cila kanë nisur hetimet për këtë akt të rëndë kriminal.

Familja Masha njihet në zonë si familje e respektuar, dhe nuk kanë probleme apo konflikte me njeri, por dyshohet se akti ka lidhje me detyrën e djalit të Xhavitit, i cili është drejtor i OSHEE për rrethin e Krujës.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Ad