Tronditet Shkodra, i vendoset tritol makinës së efektivit të policisë (Emri)

0
254

Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një efektivi të policisë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sasia e tritolit që ka shpërthyer është vendosur në mjetin e policit Agim Bushgjoka. (në foto)

Ai kishte të parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas policisë nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm dëme materiale në mjetin e policit Bushgjoka.

Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Shkodrës për të bërë hetimet. Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë. Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndërsa nuk ka pasur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.

Agim Bushgjoka është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër. Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.