Tronditet siguria, një person arrin të futet në Shtëpinë e Bardhë

0
930
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shërbimi sekret amerikan njoftohet se ka arrestuar një person te pa autorizuar, pasi hyri në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

I dyshuari u ndalua pranë hyrjes jugore të ndërtesës ku qëndrojnë shpesh presidenti Donald Trump dhe të ftuarit e tij.

Sipas mediave ai mbante një çantë shpine dhe kishte mundur të kalonte gardhin për t’u hedhur nga muri i Shtëpisë së Bardhë.

CNN njofton se personi, nuk ishte kërcënim për rojet e sigurisë, pasi nuk u gjet asgjë e dyshimtë në çantën e tij të shpinës.

Praktika standarde konsiston në dorëzimin e këtyre prishësve të qetësisë në departamentin e policisë. Nuk është dhënë ende një konfirmim nga Shtëpia e Bardhë rreth incidentit

Zjarr Tv Ad