Tsipras uron Metën: Meta do të forcojë marrëdhëniet dypalëshe

0
210

Paraditen e sotme, Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka zhvilluar një telefonatë urimi me Presidentin e zgjedhur Ilir Meta.

Nga biseda mes tyre mësohet se Tsipras ka shprehur besimin se Presidenti i zgjedhur do të kontribojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, që sipas tij kanë një rëndësi të veçantë si për dy vendet dhe për rajonin.

Ndërkohë, mësohet se Meta e ka siguruar Kryeministrin e Greqisë se do të vazhdojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.