Turqia kërcënon BE-në: Na liberalizoni vizat ose hapim kufijtë për emigrantët

0
719
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tensionet mes Turqisë dhe Brukselit vijojnë të mbeten të larta. Para pak javësh zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë turke u ndaluan të hyjnë në vendet e BE-së dhe presidenti Erdogan kërcënoi se ato do e paguanin shtrenjtë turpërimin që u kishin vërë turqve.
Ndërkaq situata e vendeve të Bashkimit Europian lidhur me emigrantët që kërkojnë të hyjnë në kontinent nuk është apak e mirë. Vendet e BE-së nuk e kanë zgjidhur ende statusin e qindra mijëra emigrantëve që janë tashmë në kampe dhe Turqia ka kërcënuar se do i lejojë emigrantët që janë në territorin e saj të dynden drejt Europës në rast se Brukseli nuk miraton skemën e liberalizimit të vizave ku do përfshihet edhe Ankaraja zyrtare.
Sipas ministrit turk për Çështjet Europiane, Omer Celik, Turqia i ka përmbushur detyrimet e saj përkundrejt Brukselit dhe tashmë pret atë që i është premtuar.
‘Nëse BE e pranon propozimin tonë, atëherë marrëveshja e emigrantëve do përmbushet në mënyrën më të mirë të mundshme, në të kundërt Turqia do tërhiqet nga detyrimet e parashikuara në marrëveshjen e nënshkruar vitin e shkuar.’
Në marrëveshjen mes palëve ishte përcaktuar që Turqia të pranonte kthimin e azilantëve nga Greqia dhe moslejimin e rifutjes së tyre në BE, në këmbim të liberalizimit të vizave për qytetarët turq si dhe me përfitimin e një shume prej 3.3 miliardë eurosh.

Zjarr Tv Ad