U njohën në Facebook dhe folën për 3 vite rresht, por kur u panë live…

0
1018

Një çift të rinjsh rreth të njëzetave, krijuan një skenë romantike në aeroportin e SHBA. Ata kanë biseduar në rrjetet sociale për më shumë se 3 vite, por nuk ishin takuar kurrë fizikisht.

“Lidhja” e tyre virtuale u kthye në një ngjarje prekëse për ata që filmuan gjithçka. Danielle vrapon me të shpejtë drejt Phill i cili hapi krahët përzemërsisht. Në video mund të dëgjohet pak nga biseda dhe vajza i thotë se ishte më i gjatë seç e kishte imagjinuar ajo.

Pasi videoja u bë hit në rrjetet sociale, shumë prej komentuesve e kritikonin lidhjen ndërkohë të tjerë shprehnin habinë e tyre se si mund të kishin pritur aq gjatë për t’u parë.

Çifti i ri kishin biseduar për vite të të tëra në Skype dhe ishin njohur nëpërmjet një ftese Facebooku. Ata shprehen se lidhja e tyre është kaq e fortë sepse tashmë e njohin mirë njëri-tjetrin.