UEFA ua beson serbëve finalen e Champions League, përcaktohen arbitrat

0
136

UEFA ka marrë një vendim surprizë sa i përket katërshes që do të gjykojë finale e Champions League ku do të përballen Real Madrid dhe Liverpool. Ai do të jetë serbi Milorad Maziç. Mazic, 45 vjeç, ka qenë arbitër ndërkombëtar që nga viti 2009 dhe është ndër të zgjedhurit e FIFA-s për të marrë pjesë në Kupën e Botës së Rusi, pasi ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, asnjë të dy skuadrave finaliste, si dhe dy sfida në “Europa League”. Arbitri i finales së Kupës së Konfederatave të vitit të kaluar, luajtur mes Kilit dhe Gjermanisë (0-1), Mazic, do të asistohet në Kiev nga bashkatdhetarët e tij, Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic, me francezin Clement Turpin si gjyqtar i katërt. Gjithashtu, serbët Nenad Djokic dhe Danilo Grujic do të jenë arbitra shtesë, pas portave.