VAR NË KUPËN E BOTËS, BËHET ZYRTARE

0
193

FIFA ka miratuar përdorimin e VAR në Kupën e Botës gjatë një takimi të këshillit të organizatës në Bogata. Më parë këtë javë, VAR fitoi miratimin zyrtar të Bordit të Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar [IFAB], oraganizata e cila vendos rregullat në futboll, në takimin e saj të përgjithshëm vjetor në Zyrih. Këshilli i FIFA u mblodh të premten në Kolumbi, ku presidenti Gianni Infantino konfirmoi se vendimi ishte marrë për të përdorur teknologjinë dhe në Rusi 2018. “Ne gjithashtu folëm për futbollin, ne do të kemi Kupën e Parë të Botës në 2018 me sistemin e rishikimit të videove”, tha Infantino në një konferencë shtypi. “Kjo është miratuar dhe natyrisht që jemi jashtëzakonisht të lumtur me këtë vendim.” “Po, siç thashë më parë, ky është një vendim thelbësor, një vendim historik, bazuar në gjetjet e IFAB dy javë prapa, pak a shumë. “Një vendim i bazuar në gjykimet e kryera mbi një mijë ndeshje, na siguron garancitë që VAR patjetër do të ndihmojë albitrat, do të na ndihmojë që të kemi një sport më të drejtë dhe më transparent. “Arbitri e ka të vështirë punën e tij dhe mund të bëjë një gabim si çdo qenie njerëzore, nëse mund ta ndihmojmë që të korrigjojë këto gabime, le ta bëjmë këtë. VAR tashmë është në përdorim në Bundesligën e Gjermanisë dhe në Serie A në Itali, ndërsa është provuar në FA Cup dhe në Kupën EFL në futbollin anglez.