Vasili ironizon shkarkimin e Çakos: Drogë pa fund në kohën e tij, duhet të dekorohej

0
427
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Vasili e ka ironizuar këtë lëvizje pasi sipas tij ata që janë të suksesshëm dekorohen dhe nuk largohen.

Sipas tij, Rama e shiti ish-drejtorin me të cilin priu dhe u bë njësh me bandat dhe trafikantët në zgjedhjet e qershorit.

Statusi

Edhe i “sukseshem” edhe e shkarkuan Haki Çakon.

Te “sukseshmit” zakonisht dekorohen ndersa keta i heqin.

Gjithe ajo droge pa fund ne kohen e Çakos ishte nje arritje e “papare” dhe me parate e se ciles kryeministri bleu zgjedhjet.

Cfare kryeministri mosmirenjohes, si e shiti ish drejtorin me te cilin priu dhe be njesh me bandat dhe trafikantet ne 25 qershor dhe me te cilin na vuri ne faqet e para te te gjithe medias boterore.

Zjarr Tv Ad