Vasili: Për Ramën, biznesi i vogël nga aleat në armik publik

0
347
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në faqen e vet në Facebook, ka reaguar për të disatën herë lidhur me rritjen e taksës së biznesit të vogël nga ana e kryeministrit Edi Rama. Vasili shkruan se Rama është mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës.

Vasili bën një krahasim të deklaratave të kryeministrit Rama në nëntor të 2015 kur ua hiqte TVSH-në bizneseve të vogla dhe tetorit 2017 kur po ua rivendos atë.

Statusi i plotë i Vasilit:

Kryeministri mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës.

Kryeministri në nëntor të vitit 2015, kur ja hiqte të gjitha detyrimet biznesit të vogël dhe e konsideronte ALEAT NË LUFTEN KUNDËR INFORMALITETIT, ja ç’thoshte:

“Rezultatin e parë të këtij operacioni jua dedikojmë juve. Nuk është se e kemi mirë arkën e shtetit, për të pasur mundësira të mëdha, por besoj se këto para duhet të shkojnë tek ju, tek të gjithë ata që vetëpunësohen. Me hyrjen në fuqi javët e ardhshme të këtij plani, ne i konsiderojmë bizneset e vogla aleatë në betejën kundër informalitetit për të bllokuar shkarkimin e paligjshëm të TVSH-së nga të mëdhenjtë”

Po ky kryeministër qesharak në tetor 2017 ja vë taksat biznesit e shndërron në ARMIK PUBLIK dhe ja ç’thotë:

“Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Mosdhënia dhe mosmarrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël, por që nuk janë të tillë”.

Oligarkët me shume sinqeritet u deklaruan të kënaqur me të dytën se telekomandën e kryeministrit e kanë ata.

Pavarësisht se gjithë europa ka fasha përjashtuese për TVSH-në për biznese të vogla, shkollëpaku në emër të oligarkisë e bëri sërish Shqipërinë fanar ndriçues në Europë për diskriminimin e biznesit të vogël.

Zjarr Tv Ad