Vasili: Rama ia hedh me një ‘më fal’, specialisti i thjeshtë hiqet nga puna për 1 foto

0
414
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili në një status në Facebook ka shpjeguar arsyet pse LSI-ja paditi Kryeministrin Edi Rama, dhe pasi ky i fundit kërkoi ndjesë për thirrjet e tij për përfshirje të strukturave policore në fushatë.

Vasili shkruan se nuk ka dy drejtësi, por vetëm një, dhe Rama nuk mund të shpëtojë duke kërkuar ndjesë, ndërkohë që një specialist i thjeshtë hiqet nga puna nga Task-forca, për një foto fushate.

Statusi i Vasilit në Facebook:

Më kanë pyetur se pse shkuam në padi ndaj kryeministrit për thirrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për pjesëmarrje në fushatë elektorale edhe pasi ai kërkoi ndjesë publike. Ja pse: Sepse nuk ka dy drejtësi.

Një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një “më fal” dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca me të cilën po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme.

Zjarr Tv Ad