Vettingu, KPK: Kryeprokurori i Tiranës fshehu pasurinë. Dritan Rreshka: ILDKP goditje tendencioze

0
716
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti seancën dëgjimore me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës

Dritan Rreshka është i pranishëm në seancë me avokatin Arben Rakipi ndërsa trupi gjykues përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja

Relatorja Etleda Çiftja tha se ka deklarime te rreme dhe fshehje pasurie:

“Për pasurinë ILDKPKI ka konstatuar se Dritan Rreshka nuk ka bërë deklarim të saktë. Rreshka ka kryer deklarim të rremë, ka kryer fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë. Ka mospërputhje për koston e ndërtimit të kateve përdhese të shtëpive private. Ka mungesë të burimeve të ligjshme për katin e tretë dhe të katërt. Ka mungesë për të ardhurat nga emigracioni dhe qeratë e dhëna për objektet që ka në pronësi. Ka mospërputhje mes deklaratave të vitit 2011 me dokumentacionin për kredine e butë. Ka mosperputhje për vlerën 1.5 mln leke per blerjen e apartamentit. Konstatohen dokumente fiktive për përfitimin e kredisë së bute.”

Por Dritan Rreshka ka dhënë shpjegimet e tij duke thënë se pronat që zotëron i ka fituar me të ardhura nga emigracioni:

ILDKPI është e njëanshme. Kam punuar që në shkollë të mesme gjatë pushimeve verore duke emigruar në Greqi. Në 1997 për shkak të humbjeve të kursimeve familjare, bashkë me vëllain emigruam në Greqi deri në 1998. Punoja në ishuj turistikë sepse kisha studiuar anglisht dhe mësova dhe greqishten. Kur u ktheva solla 2.8 mln lekë të reja. Pastaj punova pranë Crs Albania deri në 2003 dhe përfitova 1.8 mln lekë të reja. Në vitin 2000 bleva truall në qytet Studenti, 800 mijë lekë të reja nga të ardhurat e siguruara në emigracion. Atëherë isha student i vitit të tretë juridik. Në vitin 2004 nisi ndërtimi i shtëpisë kur isha pranuar në shkollën e magjistraturës.

Dy kate ende pa përfunduar dhe pa mobilim. U ndërtua bashkë me vëllain. Paga ime si prokuror dhe vëllai si punonjës policie. As unë e as im vëlla, nuk kemi ndonjë pasuri tjetër. Gjithçka jona është kjo shtëpi.

Zjarr Tv Ad