Vettingu në polici

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ditën e fundit kur trupës policore po i skadon afati i dorëzimit të formularëve të vettingut, rezulton 11.700 efektivë e kanë përmbushur këtë detyrim ligjor. Policët kanë kohë deri në orën 24.00 të ditës së sotme, ndërkohë që shumica më e madhe prej tyre e kanë realizuar procedurën deri në mesditën e të hënës. Deri mesditën e së hënës, dita e fundit për afatin e dorëzimit të formularëve për vetingun në polici, vetëm 300 efektivë nuk e kishin kryer këtë procedurë, ndërsa afati ligjor është deri në orën 24:00. Lajmi konfirmohet nga burime të Ministrisë së Brendshme, të cilat bëjnë me dije për Ora News se deri në mesditë, formularët e vettingut i kishin plotësuar 11.700 efektivë, nga 12 mijë policë që do t’i nënshtrohen këtij procesi. Duke qenë se policët, punonjësit e Gardës dhe SHÇBA-së, kanë edhe disa orë afat për të dorëzuar 3 formularët, atë të pasurisë, karrierës dhe pastërtisë së figurës, drejtuesit e Ministrisë së Brendshme janë optimistë se ky proces do të përmbyllet ashtu siç ishte parashikuar dhe dorëheqjet do të jenë në numra të papërfillshme. Deklaratat e fundit nga kjo Ministri se nuk do të ketë penalizime për plotësim gabim të formularit, kanë shtuar edhe flukset e dorëzimeve. Kohët e fundit u fol për dorëheqjen e afro 500 efektivëve, shifër kjo e deklaruar nga Sindikata e Policisë, nisur nga vështirësitë për plotësimin e formularëve. Përpos pasurisë që policët kanë vendosur nga puna e tyre në shtet, atyre u është lënë edhe mundësia e deklarimit të pasurive informale, pa penalizim, deri në limitin e 1.5 milionë lekëve të reja.

Zjarr Tv Ad