Vettingu në politikë, Ruçi: Drafti është në tryezë, do diskutohet dhe do vendoset

0
19

Vettingu në politikë është kthyer në një çështje shumë të përfolur. Ka qenë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili nga Fieri gjatë një pronocimi për gazetarët ka folur në lidhje me Vettingun për politikanët.

Ruçi u shpreh se drafti i opozitës është në tryezë pasi është futur në programin e parlamentit, si dhe është botuar në faqen e internetit të Kuvendit.

“Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancë e parlamentit. Është futur në program in e Kuvendit. Është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy jave nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim. Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin. Jam kryetar i Parlamentit dhe drejtues i saj. Vettingu për politikanët është diskutuar në të kaluarën, qoftë në vitin organik, i cili miratoi me konsensus ligjet për dekriminalizimin, ashtu si pjesë e vettingut janë objekt i reformës në drejtësi. Presim nisma, drafti është në tavolinë e diskutimit. Do të diskutohet dhe gjykohet në momentin e duhur”, tha kryeparlamentari Ruçi.