Video/ Arrestohen tre persona në Kavajë, qarkullonin me armë zjarri

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre të rinj nga Kavaja kanë përfunduar në prangat e policisë. Një prej tyre, si shofer i një mjeti është ndaluar nga policia për armëmbajtje por vëllai dhe kushëriri duke tentuar ta mbrojnë, kanë penguar policinë e kanë përfunduar edhe ata në pranga.

Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren “Josif Budo “, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMV” me drejtues shtetasin Jurgen Merkja, dhe pasagjer shtetasit, Emiljano Merkja, dhe Besim Merkja, (vëllai dhe djali i xhaxhait të 21-vjeçarit) u gjet dhe bllokua një armë zjarri.

Në momentin e arrestimit njëri prej tyre ka mbuluar kokën me xhup, ndërsa polici i mban duart e lidhura pas. Edhe tjetri për të mos u identifikuar çohet me kokën poshtë në Komisariat.

Tre të rinj e arrestuar janë:

– Jurgen Merkja, 21 vjeç banues në Kavajë.
– Emiljano Merkja, 32 vjeç banues në Kavajë (vëllai i Jurgenit).
– Besim Merkja, 23 vjeç, banues në Kavajë (djalë xhaxhai me dy shtetasit e mësipërm).

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– armë zjarri tip “Pistoletë” me një krehër me 10 fishekë

– 4 aparate celular

– mjeti tip “BMV”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga neni 278 në ngarkim të shtetasit J. M., dhe për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

 

Zjarr Tv Ad