VIDEO/ “Audi” i Ervin Dalipaj i bërë shoshë nga plumbat u “testua” në Gjermani, rezultoi impresionues

0
1979
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak pas mesditës së 25 Prillit, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti u vranë në një atentat me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.

Makina me të cilën udhëtonin dy viktimat, ishte një Audi S8 me targë AA 111 OI, e bërë shoshë nga të paktën 50 plumba kallashnikovi.

Por referuar një video të publikuar në rrjetin social “Youtube” rezulton se pikërisht makina me të cilën udhëtonin viktimat, është testuar në Gjermani në shkurt të po këtij viti gjatë një eventi garash me makina.

Siç shihet edhe nga pamjet e videos që zgjat 05:22, makina “Audi” me targa AA 111 OI është testuar disa herë në pistë me makina të tjera si Mercedes Benz, BMW, etj., dhe ka rezultuar fituese në disa në gara shpejtësie.

Megjithatë, referuar komentit që shoqëron këtë video në “Youtube” sqarohet ndër të tjera se nga testet në pistë ka rezultuar se “Audi” S8 me 700 kuaj fuqi “nuk është makina ideale pêr gara shpejtësie por është mjaft impresionuese ta shohësh atë në veprim”.

Ndërkohë nga pamjet është e vështirë të dallohet se kush ka qenë në timonin e “Audit” me targë AA 111 OI gjatë këtyre garave të zhvilluara në Gjermani vetëm dy muaj para se kjo makinë dhe dy pasagjerët e saj të “sharroheshin” nga plumbat në autostradën Tiranë-Durrës.

A ka qenë vetë Ervin Dalipaj apo Juxhin Dauti që e kanë testuar forcën e kësaj makine në Gjermani para se të udhëtonin me të në rrugët e Shqipërisë? Apo ka qenë ndonjë mik që për llogari të tyre e ka bërë provën për ta apo qejfin e tij? Video e publikuar në “YouTube” nuk i jep dot këto përgjigje.

Zjarr Tv Ad