Video/ Dhunë brutale ndaj një shqiptari në SHBA, kamerat fiksojnë sulmin

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar në SHBA është dhunuar brutalisht në rrugë nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur dje në një rrugë në lagjen Allerton në Bronx të Nju Jorkut. Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar sulmin dhe grushtet ndaj shqiptarit 25-vjecar.

Mediat vendase raportojnë se i riu po ecte në trotuar kur një grua pështyu në këpucën e tij. Kur ai u ndaloi dhe u kthye për ta pyetur për arsyet, dy persona që po qëndronin në anë të rrugës e sulmuan duke e qëlluar me grushte.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=RHwCcE8ibN0

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet momenti kur dy personat godasin shqiptarin me grushte, ndërsa ai rrëzohet në tokë, shkruan balkanweb.

“Aty mund të kaloja unë, mund të kalonit dhe ju. Mamaja ime, babai apo dikush tjetër. Është e tmerrshme. Është një turp për Bronx, është turp për këtë lagje. Kushdo në këtë lagje duhet të bëjë kujdes, të dyshuarit janë ende të lirë”, thotë Markel Godinj, vëllai i 25-vjeçarit shqiptar për mediat vendase.

Familja e shqiptarit thotë se ai po shkonte për të marrë fotot e pasaportës për kartonin e gjelbër kur u sulmua fizikisht. Familja kërkon ndihmë për identifikimin e personave që e dhunuan të riun.

 

Zjarr Tv Ad