VIDEO/ Kujdes nga droni! Policia penalizon 137 shoferë

0
102

Policia Rrugore prej kohësh ka nisur aksionin e saj për të gjithë shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit, duke i monitoruar me dron.Kështu, gjatë monitorimit u kapën shumë raste flagrante. Policia bën me dije se gjatë javës që kaloi janë evidentuar me dron 67 parakalime të gabuara, ndërsa 30 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në bashkëpunim me rrugorët vendorë vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha asket rrugore të vendit, për të evidentuar parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme në rrugë të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet janë përqendruar edhe në drejtim të shpejtësisë duke përdorur radarin.

Gjatë javës që kaloi janë evidentuar me dron 67 parakalime të gabuara.

30 për shpejtësi tej normave të lejuara ku janë dërguar në OASH për pezullim të Lejes së Drejtimit.

28 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

12 për shkelje të ndryshme si mungesë siguracioni, kontrolli teknik etj.

Policia Rrugore në të gjithë vendin është e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të qarkullimit me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor= destinacion i sigurt.