Video/ Vidhet makina te Unaza e Re Pronari: 200 mijë lekë informatorëve

0
1439
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË – Të mbyllësh makinën me celës nuk mjafton, pasi shumë thjesht ata që tashmë janë kthyer në “ekspertë” të hapjes së dyerve të automjeteve pa u kuptuar, mund ta bëjnë të tyren!

Zona e Unazës së Re pranë “Astirit” në kryeqytet është kthyer në të “preferuarën” e keqbërsve, pasi rastet e vjedhjeve të makinave të parkuara kanë qenë të shumta. Më i fundit është shënuar të dielën më 5 tetor rreth orës 06:00 të mëngjesit. Një makinë tip Benz 200 ngjyre e bardhe me targë TR 1240 F është vjedhur nga persona ende të identifikuar ndërsa ishte e parkuar në një nga rrugicat e kësaj zone të banuar.

Pronari i makinës, i cili ka bërë denoncimin në polici, ka mundur që përmes kamerave të sigurisë së një biznesi të evidentojë automjetin e tij teksa largohet, por është thuajse e pamundur të dallohet ndonjë detaj përshkrues i personit apo personave që mund të kenë kryer grabitjen.

Ky është fragmenti që kanë filmuar kamerat e sigurisë, data shënon 5.10.2015 dhe është ora 06:01 e mëngjesit ku duket qarte makina e vjedhur qe leviz me dritat ndezur

makina

…hajduti/ët largohen qetësisht sikur ta kishin makinën e tyre ndërkohë që vihet re se edhe shpejtësia e lëvizjes nuk është shumë e lartë. Autorët kanë përfituar nga fakti se pronari i automjetit mund të ishte në gjumë në atë orë të herët të mëngjesit dhe se kur vjedhja të kuptohej nga ana e tij, ata do te kishin mundur të largoheshin pa lënë gjurmë.

Qytetari i cili e ka denoncuar këtë rast edhe në redaksinë e Shqiptarja.com ka ofruar një shpërblim prej 200 mijë lekësh të vjetra për këdo që jep informacion të vlefshëm që do të conte në gjetjen e makinës dhe ve ne dispozicion numrin e telefonit 0683743148. Ai shprehet për Shqiptarja.com se më shumë sesa gjetjen e Benzit, kërkon që autorët të vihen para drejtësisë e të krijohet ndërgjegjësimi edhe për shkelësit e tjerë të ligjit, se një ditë do të zbulohen!

Zjarr Tv Ad