Videoja virale ku i thur lavde Enver Hoxhës, Tërmet Peçi: Kritika nga Rama? As numrin s’ja kam

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e 15 shtatorit me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të qytetit, gjatë një darke të shtruar me veteranët e qytetit nuk mungoi mishi alkooli dhe muzika popullore, madje mes tyre vetë kryebashkiaku Termet Peçi këndoi, thuri lavde ndaj diktatorit Hoxha e nderoi me grusht në ballë.

Videoja ku ai sëbashku me këngëtarin Golik, të grupit polifonik të Bënçës e shumë të tjerë këndonin: “Enver Hoxha kapedani legjendar, bëre Shqipërinë vigane”, u bë virale e ngjalli shumë reagime.

I kontaktuar me telefon nga Shqiptarja.com, kryebashkiaku Tërmet Peçi tregon versionin e tij për ngjarjen dhe justifikohet duke thënë se ajo nuk ishte një darkë e organizuar nga Bashkia. Sipas tij, në atë darkë nuk kishte asgjë zyrtare dhe se ai vetë ishte i ftuar nga miqtë për të marrë pjesë.

“Nuk është një darkë zyrtare, vërtetojeni këtë. Nëse gjeni edhe një dokument të vetëm që ishte një organizim nga Bashkia mund të ma tregoni edhe mua. Pastaj ne i kemi kënduar komandantëve të luftës, nuk është për një person të veçantë”

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi
Pas qarkullimit të videos, Partia Demokratike reagoi zyrtarisht përmes deputetit Tritan Shehu që dënonte xhestet e Peçit dhë kërkonte shkarkimin e tij. Në lidhje me këtë deklaratë, kryebashkiaku i Tepelenës thotë se nuk shqetësohet.

“Po ç’të them unë për Tritanin. Ai del e bën këto deklarata, pasi më telefonon mua e më thotë të lumtë për këtë, të lumtë për atë…”

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi
I pyetur nëse është telefonuar nga ndonjë përfaqësues i Partisë Socialiste për ‘t’i tërhequr veshin’, apo nga vetë kryeministri Rama në lidhje me këtë ngjarje, Tërmet Peçi e mohon.

“Jo, jo, askush nuk më ka marrë. Ramës as numrin nuk ja kam, jo më të më këtë telefonuar për këtë”

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi
Flamuj komunistë, foto të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe shumë simbole të tjera janë përdorur në shumë raste në ceremoni zyrtare nga nostalgjikë të Hoxhës. Rasti më i fundit ishte ai në Pezë që nxiti Partinë Demokratike drejt një zgjidhjeje radikale. Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se opozita do të propozojë një ligj për ndalimin dhe kriminalizmin e simboleve komuniste.

Zjarr Tv Ad