Viti i ri shkollor, PD zbret në terren: Sa shkolla u mbyllën

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia demokratike në fillim të vitit të ri shkollor ka zbartkuar ne terren për të parë më nga afër situatën të cilat ndodhen shkollat e vendit.

Disa deputetë kanë inspektuar shkollat në vendë të ndryshme ku dhe kanë denoncuar mbylljen e shkollave, por edhe gjendjen skandaloze të tyre.

Deputetët gjithashtu kane dhënë shifra për numrin e shkollave, të cilat janë mbyllur.

PD-ja , ka denocuar hapur kryministrin per situatën në të cilën ndodhen, ku sipas tyre, për këtë vit të ri shkollor  shqiptarëve i janë mbyllur133 shkolla në të gjithë vendin.

Kështu depuetja Izmira Ulqinaku denoncon se shkolla 9-vjeçare në fshatin Smarisht të Dajçit në Shkodër është mbyllur.

Ajo shprehet së 12 nxënës që kanë qenë në këtë shkollë, tani sipas saj, ata do të detyrohen të largohen disa kilometra më larg.

Ndërkohë edhe në qarkun e Dibrës ka patur denoncime për mbylljen e shkollave. Deputeti , Xhemal Gjunkshi,  nga Dibra  ka hedhur akuza të forta për kreun e qeverisë Rama, ndërsa ai rendit disa arsye se pse fëmijët e banorëve të qarkut të Dibrës po mbesin pa shkolla.

Sipas tij, ky është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq.

Ndërsa deputetja Dhurata Çupi, denoncon nga Mati mbylljen e shkollave.

“Mbyllja e shkollave në Mat dhe braktisja nga mijëra nxënës është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Deputetja Dhurata Çupi është në Patin të Klosit.

Deputetja Lindita Metaliaj ka denoncuar nga qytetin i Lezhës, mbylljen e 9 shkollave

“Nga Fishta zonja Metaliaj thekson se Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe te ardhmen e vendit, por bashkëqeverisjen me bandat, shkruan ajo.

Denoncimi i deputetit Klevis Balliu

Deputeti,  Klevis Balliu, ka denoncuar  mbylljen e 7 shkollave në Pogradec, pasi sipas tij, kjo situatë ka ardhur për shkak të largimit të banorëve. Sipas Balliut, gjendja ekonomike dhe sociale ka detyruar banorët të shpërngulen masivisht

“Largimi masiv i banorëve, kushtet e renda ekonomike dhe sociale, janë arsyet e mbylljes se tyre.

Denoncimi i Luçiano Boçit

Gjithashtu, një situatë e tillë është raportuar edhe nga deputeti i PD, Luciano Boci, në Elbasan , pasi sipas tij, situata është shumë problematike në këtë qark.

Denoncimi i Tabakut:

Deputetja, Jorida Tabaku, ishte ne zonën e Zallherrit ku theksoi se Qeveria me një vendim te pa konsultuar me prindërit ka vendosur qe ne gjitha zonat e Piskës se Vogël te mbyllen.

Këto shkolla tha Tabaku nuk kane asnjë investim duke detyruar prindërit qe te zhvendosin fëmijët e tyre ne shkolla me te largëta.

Deputeti Luan Boçi ka dencuar mbylljen e shkollave në Fier

Mbyllja e shkollave në Fier dhe braktisja nga mijera nxënës është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Deputeti Luan Baçi eshte në Boçovë të Fierit.

Denoncimi i deputetes Orjola Pampuri

Mbyllja e shkollave në Rrogozhinë dhe braktisja nga mijera nxënës është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Deputetja Orjola Pampuri është në Lekaj të Rrogozhinës./k.f/

Zjarr Tv Ad